Kçiqi i Madh në hall me hajnat, banorët mblidhen për të bërë roje

Advertisement

Rastet e vjedhjeve në Kosovë vazhdimisht po shënojnë rritje. Në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës brenda dy dite u thyen dhe u vodhën katër shtëpi.

Ndërsa pas kësaj banorët e fshatit kanë dalë për të bërë roje.

Këto vjedhje, sipas tyre janë raportuar edhe në Policinë e Kosovës mirëpo ata kërkojnë që në Kçiq të vendoset një nënstacion policor, pasi plotësohen të gjitha kushtet edhe nevojat për ekzistimin e tij.

Kçiqasit kërkojnë masa urgjente nga policia – brenda dy dite u thyen edhe u vodhën katër shtëpi

Katër shtëpi janë thyer edhe vjedhur në dy ditët t kaluara në disa lagje të lokalitetit më të madh jo vetëm në Mitrovicë por mbase në gjithë vendin, thyerjet edhe vjedhjet në këtë lokalitet nuk janë dukuri e rrallë, pasi edhe vitin që shkoi kanë ndodhur mbi 10 raste të vjedhjeve në këtë mjedis.
Raste e vjedhjes janë raportuar në polici, që kanë dal në vendin e ngjarjes, mirëpo banorët në përgjithësi dhe ata që janë viktima të këtyre rasteve në veçanti kërkojnë që në Kçiq të vendoset një nënstacion policor, pasi plotësohen të gjitha kushtet edhe nevojat për ekzistimin e tij.

Advertisement

Ky lokalitet edhe vitin që shkoi ishte cak i hajnive, ku janë thyer edhe vjedhur disa shtëpi në lagje të ndryshme të fshatit, ndërsa banorët theksojnë se prania e shtuar e Policisë së Kosovës do krijonte siguri të mjaftueshme edhe do ngushtonte në maksimum hapësirën e veprimit për këta persona.

Ata kërkojnë nga zyrtarët komunal dhe drejtuesit e Policisë në stacionin Jug dhe Policisë rajonale në Mitrovicë, që të marrin në konsideratën edhe shqyrtim kërkesën për një nënstacion policor, ndërkohë që është paralajmëruar edhe kërkesë ndaj Këshillit të Sigurisë në Bashkësi, pasi edhe për nga numri i rasteve , numri i banorëve dhe hapësira e shtrirjes plotësojnë kriteret për nënstacion.

Kçiqasit janë të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballet policia posaçërisht në kohën e gjendjes së epidemiologjisë me virusin Corona, mirëpo prania e shtuar përmes nënstacionit përveç sigurisë, mbylljes së hapësirës delikuenteve edhe vjedhësve , eviton edhe rrezikun nga incidentet më të rënda, kur pronarët mund të përballen edhe rrezikojnë jetën e personave të tillë.

Banorët besojnë se këta persona kanë strukturë mirë të organizuara dhe brenda një viti kanë kryer 10-15 thyerje edhe vjedhje të ndryshme në lagje të ndryshme (vetëm mbrëmë edhe parmbrëmë- janë thyer 4 shtëpi në lagjen Bullaj), ndërkohë që sipas burimeve nga policia përveç intervistës të disa personave nuk ka njoftime për kryesit e këtyre vjedhjeve.

Disa nga banorët kritikojnë policinë që nuk ka ndërmarr masa të nevojshme edhe domosdoshme, pasi janë të bindur se ata dinë për kryesit e mundshëm, ndërkohë që mosveprimi efikas i Policisë le hapësirë edhe për konfrontim mes viktimave të vjedhjeve edhe personave të dyshimtë dhe përgjegjësia është e vetë përgjegjësve të sigurisë në këtë rast Policisë së Kosovës.

Ndërkohë ata ftojnë komshinjtë edhe bashkëfshatarët që të jenë vigjilent dhe të mbrojnë familjet dhe pasurinë e vetë dhe të mbështesin njëri-tjetrin, duke mos kursyer asnjërin sepse mbrojtja e pragut është e drejtë themelore e sanksionuar me ligj.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here