Advertisement
Advertisement
Gani Geci ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ky i fundit thotë se “Liria ka emër- Hashim Thaçi”.
Geci, që vazhdimisht ka akuzuar Thaçin si urdhërdhënës të disa vrasjeve të pasluftës në Kosovë dhe për shkrimin e komunikatës 57 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ka ironizuar me postimin e Ramës, duke pyetur “Allahile Hashim e ka emrin liria, a?!”

Të ndryshme kanë qenë komentet e qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar reagimin e Gecit.
Ndryshe, Geci ka deklaruar në media se do të i zbulojë vrasjet e anëtarëve të LDK-së.
Advertisement