Del nga arkivi i Clinton deklarata e Rugovës në SHBA: Si u njoftua bota me terrorin e Serbisë ndaj Kosovës?

Advertisement

  • NA NDIQNI NË:

Del nga arkivi i Clinton deklarata e Rugovës në SHBA: Si u njoftua bota me terrorin e Serbisë ndaj Kosovës?

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj, ka zbuluar një deklaratë të presidentit historik Ibrahim Rugova, të bërë më 16 shkurt të vitit 1993, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj-Stublla, ka publikuar në Twitter nga arkivi i ish-presidentit të SHBA-ve Bill Clinton, se si ishte njoftuar për terrorin që Serbia bënte ndaj Kosovës.

Presidenti kishte kërkuar ndihmë nëpërmjet një plani 10 pikësh.

“Delegacioni ynë ka ardhur në Amerikë këtë javë, me qëllim që t’i informojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nëpërmjet mjeteve të informimit edhe popullin amerikan, për shtypjen dhe dhunën në rritje, të të gjitha të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Kosovës. Ne jemi këtu për të shpallur një Kartë të Drejtash të Kosovës dhe të propozojmë një plan veprimi dhjetëpikësh për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’i dhënë fund padrejtësisë”.

“Republika e vuajtur e Kosovës është në fakt problem bosht në krizën aktuale në ish-Jugosllavi. Ekspertët ndërkombëtarë parashohin se nëse Serbia vazhdon fushatën e saj të gjenocidit në Kosovë, ka shumë të ngjarë që konflikti në Ballkan të përhapet edhe në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe mbase edhe në Turqi. Një luftë tinëzare më e gjerë do të pasonte në Ballkan”.

Advertisement

Rugova kishte bërë me dije se populli i Kosovës do të bënte rezistencë paqësore ndaj regjimit serb.

“Pasojat do të ishin të dimensioneve globale. Me dy milionë shqiptarë të pambrojtur nën mëshirën e makinerisë serbe të armatosur mirë, një masakër e përmasave të mëdha do të ndodhte brenda një kohe të shkurtër. Qeveria ime po punon pareshtur për të parandaluar dhe për ta shmangur këtë mundësi. Populli i Kosovës është i përkushtuar për të bërë një fushatë të rezistencës paqësore kundrejt ligjit të imponuar serb të luftës”.

“Presidenti hisPopulli ynë jeton nën pushtetin e terrorit, të frikësimeve, keqtrajtimit dhe rrahjeve nga regjimi i Beogradit, i cili ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vendin tonë. Liria e shtypit, liria e tubimit paqësor, liria e arsimimit, liria për të punuar, liria e qasjes në kujdesin shëndetësor, liria e shprehjes politike, liria e lëvizjes, liria fetare, liria nga të gjitha format e diskriminimit etnik dhe liria nga kontrolli dhe arrestimi, të gjitha janë shfuqizuar nga Serbia derisa Kosova mbetet pre e peshës gati të papërballueshme të një shteti policortorik ka treguar se në vendin tonë mungojnë të drejtat themelore”.

Ndër të tjera Ibrahim Rugova, kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kombet e Bashkuara ndihmë n7përmjet një plani prej 10 pikave.

“1. Vënien e menjëhershme të një numri domethënës të trupave të OKB-së apo të NATO-s në Kosovë; 2. Vënien e Kosovës nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara; 3. Vënien e shumë më tepër vëzhguesve të OSBE-së në vendin tonë; 4. Zgjerimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Kosovë; 5. Ndalimin e “spastrimit etnik” të heshtur të Kosovës, i cili po kryhet nëpërmjet kërcënimeve të serbëve; 6. Çarmatimin dhe shpërndarjen e njësive paramilitare serbe, vënien e artilerisë së rëndë serbe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare; 7. Rihapjen e Aeroportit të Prishtinës për fluturime të ndihmës humanitare; 8. Ndalimin e kolonizimit të Kosovës nga Serbia; 9. Lejimin që të mblidhet Kuvendi i zgjedhur me vota të lira; 10. Përjashtimin e Kosovës nga sanksionet ndërkombëtare të vëna mbi Serbinë dhe Malin e Zi”.

https://mobile.twitter.com/MelizaHaradinaj/status/1327922601134596096

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here