Situata me Covid-19, Oda e Infermierëve kërkon shtimin e numrit të infermierëve

Advertisement

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj që të rritet urgjentisht numri i infermierëve në institucionet shëndetësore.

Kjo kërkesë e tyre ka ardhë pas analizimit të situatës me Covid-19.

Sipas tyre numri i stafit infermieror të punësuar në institucione është shumë më i vogël se kërkesat, për çka po rrezikohen edhe shërbimet shëndetësore, në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë Covid 19.

Advertisement

OIK, vlerëson se kjo është një kërkesë urgjente me të cilën duhet të merret Ministria e Shëndetësisë.

Shtimi i numrit të infermierëve duhet të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor në vend, përfshirë nivelin primar, sekondar dhe terciar mjekësor.

Rritja e numrit të infermierëve në institucionet shëndetësore ka qenë edhe kërkesë e Këshillit Nacional Këshillëdhënës të Odës së Infermierëve të Kosovës.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here