DFK publikon listat: Komuna e Podujevës ndanë subvencione për militantë të LDK-së, ndër ta përfitoi edhe djali i Agim Veliut

Advertisement

Drejtori i rrjetit të Organizatës joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, ka akuzuar Komunën e Podujevës për ndarjen e subvencioneve.

Jashari në një postim në Facebook, ku edhe ka publikuar listat, thotë se Komuna e Podujevës, sipas tij, ka shpërndarë subvencione për njerëzit e afërt me pushtetin.

“Komuna e Podujevës gjatë viti 2020, ka ndarë subvencione për disa “OJQ” e” SHOQATA” që dorën në zemër, shumica prej tyre nuk dihet se çfarë bëjnë as pse ekzistojnë, sepse s’kanë kurrfarë profili publik e as nuk shihen aktivitet e tyre. Të paktën ne që merremi aktivisht s’i kemi parë, e as takuar kurrë as s’kemi dëgjuar për ta”, ka shkruar ai në një reagim në Facebook.

Advertisement

Sipas tij, Komuna e Podujevës ka ndarë subvencione edhe për klube sportive, ndër to, siç ka thënë Jashari, edhe për djalin e ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliut, Shkumbit.

“Në mesin e përfituesve janë edhe Klubet Sportive që kanë adresën ne Podujevë, e përfitues është edhe Klubi” FC DARDANET” nr 5118205-7, që drejtohet nga djali i Ish kryetarit Agim Veliu, Shkumbin Veliu. Shihni vet OJQ-të dhe “Klubet” që kanë përfituar subvencione. Shuma e mjeteve do të duhej të bëhej publike por nuk është bërë”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkohë, duhet theksuar se Komuna e Podujevës vazhdimisht është akuzuar për mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve, e sidomos atyre në bujqësi.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here