Pfizeri mohon se u shtynë qëllimshëm rezultatet e testeve të vaksinës deri pas zgjedhjeve në SHBA

Advertisement

Gjiganti farmaceutik Pfizer Inc ka mohuar se ka “komplotuar me ndokënd” për të vonuar publikimin e rezultateve për efikasitetin e vaksinës potenciale për COVID-19 deri pas zgjedhjeve në SHBA

Advertisement
.

Vaksinën potenciale Pfizer e ka zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech dhe thuhet se ka efikasitet deri 90 për qind për ta parandaluar COVID-19.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte kritikuar duke thënë se është bërë komplot që rezultatet të publikohen pas zgjedhjeve.

Por këtë e ka mohuar shefi ekzekutiv i Pfizerit, Albert Bourla për The New York Times.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here