Rukiqi del me sqarim tjetër për punëtorët që punojnë në zonat e kuqe pas orës 19:00

Advertisement

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka sqaruar edhe njëherë orarin e punës për punëtorët të cilët punojnë në zonat e kuqe e në të cilat është vendosur orë policore nga ora 19:00.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Rukiqi ka shkruar se punëtorët në zonat e kuqe mund të lëvizin në vendbanimet e tyre deri në një orë pas fillimit të orës policore, derisa ata që punën e kanë të organizuar me turne u lejohet lëvizja duke prezentuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Advertisement

Postimi i tij i plotë:

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:

1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;

2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here