Televizioni serb nuk e vë Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë, hatrohet media e kontrolluar nga Vuçiçi

Advertisement

Mos-vënia e Kosovës si pjesë e Serbisë në një hartë të shfaqur nga televizioni Nova S, në një emision politik, ka nxitur reagimin e mediumit serb, Novosti, i cili supozohet të jetë i kontrolluar nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.

Advertisement

Me titullin “Në emisionin e drejtuar nga Rada Đurić, u shfaq një hartë e Serbisë pa provincën jugore”, duke iu referuar Kosovës, shtet i pavarur qe 12 vite, ‘Novosti’ e kritikon televizionin serb që nuk e ka përfshirë gjeografikisht Kosovën në Serbi.

Harta është shfaqur në një emision politik, ku po flitej për ndryshimet politike në rajon.

Serbia shënohet me të kuqe, teksa Kosova veçohet me ngjyrë të gjelbër.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here