Para 21 viteve iu vra vëllau në masakrën e Pastaselit, plaku nga Klina viziton shpesh lapidarin e martirëve

Advertisement

31 marsi i vitit 1999 ishte i rëndë për të gjithë popullin shqiptar. Në këtë ditë, në fshatin Pastasel të Rahovecit, ndodhi një nga masakrat më të tmerrshme që shteti serb kreu në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, shkruan Inzoom.

Në këtë ngjarje të tmerrshme e të rëndë u ekzekutuan e u masakruan njëqind e gjashtë civilë, të ri e pleq, me të vetmin faj, që flisnin shqip e kishin për komb Shqipërinë.

Advertisement


Izet Gashi, nga fshati Mleqan i Malishevës, por që jetonte në Klinë që nga vitet 1990, ishte një nga martirët e kësaj masakre të tmerrshme, e cila ishte planifikuar dhe kryer nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe.


21 vite pas kësaj ngjarje, është vëllau i tij, Bajra Gashi, i cili nuk e harron për asnjë moment të vëllaun e as këtë ngjarje të rëndë dhe shumë shpesh viziton edhe lapidarin e martirëve të kombit në Klinë.


Gashi ka thënë për Inzoom se secilën herë që del në Klinë viziton edhe lapidarin e martirëve të kombit, ku është i shkruar edhe emri i vëllaut të tij, Izetit.


Bajra Gashi tha se shumë shpesh viziton edhe lapidarin e Komandant “Kapuçit” dhe bustin e Skenderbeut, ku edhe pastron hapësirat rreth tyre.//Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here