Refki Suma “bie në grackë”, e pret në zyre personin me dosje të trashë kriminale

Advertisement

Refki Suma është një nga kryetarët më të veçantë në Kosovë. I pari i Hanit të Elezit është i vetmi kandidat i pavarur që s’njeh rival në zgjedhje duke fituar bindshëm që disa mandate.

Por, Suma duket se kësaj radhe ka rënë në grackë. Në zyren e tij ka qenë një mysafir që nuk është i kategorisë së tij.

Sedat Peker, personi me të kaluar kriminale në Turqi dhe Evropë ishte dy ditë më parë që të vizitojë Refki Sumën dhe komunën e tij. Ai kishte ardhur në cilësinë e investitorit.

Komuna e Hanit të Elezit e kishte njoftuar këtë takim, por kur kishte kuptuar se kë e kishin pritur, e kanë shlyer më pas njoftimin.

Advertisement

Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin Suma për të marrë detaje për takimin me turkun e rrezikshëm.

“Po, ka ardhë si investitorë potencial. E kemi pritur sepse nuk kemi qenë në dijeni se çfarë të kaluare ka. E kemi kuptuar më pas. Tek unë vije në zyre edhe i miri edhe i keqi” ka thënë Suma për Indeksonline.

Por, kush është në fakt Sedat Peker?

Ai ishte gjykuar për vrasjen e kontrabandistit të drogës Abdullah Topçu, por u shpall i pafajshëm. Dy punëtorët e tij u shpallën fajtorë për këtë vrasje. Peker më pas u largua në Rumani ku dyshohej për shantazh e nxitje të vrasjeve.

Më 17 gusht 1998 Peker u soll në Turqi me vullnetin e tij të lirë dhe iu dorëzua autoriteteve. Çështja kundër tij u hap në shtator 1998. Ai u deklarua fajtor për krimet për të cilat u akuzua dhe u shpall fajtor për ndërtimin e një organizate kriminale. Më 12 maj 2005 ai u arrestua gjatë Operacionit Butterfly .

Më 31 janar 2007 ai u shpall fajtor për ndërtimin dhe udhëheqjen e një organizate kriminale , grabitje , falsifikim dhe dy akuza burgimi të rremë dhe u dënua me 14 vjet e pesë muaj burg. Peker dyshohet se është një anëtar i organizatës turke nëntokësore Ergenekon.

Më 5 gusht 2013 Peker u dënua me dhjetë vjet burg si pjesë e gjykimeve të Ergenekon ; megjithatë, ai dhe të dënuarit e tjerë u lanë të lirë disa muaj më vonë.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here