Advertisement
Vdes në moshën 138 vjeçare, burri më i vjetër në Iran.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat botërore, sipas të cilave shkaqet e vdekjes janë natyrale.
Ahmad Soufi, i cili ishte një anëtar i pakicës kurdë, vdiq në Saqqez, në provincën perëndimore të Kurdistanit, afër kufirit me Irakun. Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur në 28 shkurt 1882, pak para se të vinte në jetë Kane Tanaka, japonezja e cila njihet si gruaja më e vjetër dhe aktualisht është 117-vjeçare.
Advertisement
Vitin e kaluar ajo u konfirmua si personi më i vjetër i gjallë dhe mban këtë rekord në “Guinness World Records”.
Advertisement