“Zorrë e zagaricë”, gjuha e drejtorit të Kulturës në Skenderaj ndaj asamblistes së LVV-së, kërkohet shkarkimi i tij

Advertisement

Aktivistja dhe asamblistja komunale në Skenderaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjollca Ramadani, është ofenduar rëndë në mbrëmjen e së mërkurës nga drejtori për Gjeodozi, Kadastër dhe Pronësi në këtë komunë, Ramiz Shala.

E gjitha filloi pasi asamblistët e këtij subjekti, Vjollca Ramadani dhe Hysni Mehani iu drejtuan stacionit policor në Skenderaj nën pretendimin se Shala e kishte kërcënuar Ramadanin pas mbledhjes së Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, të martën.

Mehani shkroi në rrjetin social “Facebook”, se Ramadani u kërcënua nga Shala me fjalët “Nuk të la vend, vend nuk të la Vjollca”.

Pas këtij postimi, drejtori i komunës së udhëhequr nga Bekim Jashari ka bërë një reagim duke e fyer Ramadanin me fjalët “sorrë dhe zagaricë”.

“Paj bre në logjiken e një njeri normal sorra “qafk” apo sorra e zezë është e gërrditshme. Se sa të gërrditshme janë sorrat, qytetarët e Skenderajt e dijnë shumë mire, bile kush që i trem prej Skenderajt s`ka, janë shumë trime nuk lanë vend pa glacitë, a n’rroba, a n’vetura, a n’pisha, n’shesh kudo”, ka shkruar Shala mes tjerash.

Deklarata e Shalës ka ngjallur shumë reagime duke kërkuar nga kryetari Jashari që ta shkarkojë nga ky post.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se një gjuhë e tillë është simptomë e një mendësie e cila është dhe duhet të jetë e papranueshme për përfaqësuesit e institucioneve

“Duke besuar se një gjuhë e tillë nuk duhet të ketë vend asnjëherë në insitutcione publike, dhe se atëherë kur përballemi me të duhet ta dënojmë pa asnjë kompromis, përmes kësaj letre u bëjmë thirrje që të distancoheni nga z.Shala dhe ta shkarkoni atë. Ju kujtojmë se angazhimi ynë për fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në politikë, qoftë në nivel lokal apo atë nacional është i lidhur ngushtë me përpkjekjen e përditshme për të ndërtuar një shoqëri ku gratë dhe vajzat nuk diskriminohen dhe gëzojnë trajtim të barabaratë nga shoqëria dhe institucionet. Andaj, kërkojmë nga ju që të mos toleroni qasje si kjo, që është denigruese për gratë dhe pozitën e tyre në shoqëri”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndaj gjuhës së tij, ka reaguar edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kërcënimi dhe fyerja ndaj asambleistes së LV në Komunën e Skenderajt, znj.Vjollca Ramadani, nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Skenderajt, janë të papranueshme dhe të ndëshkueshme. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me të sepse në të kundërtën rastet e tilla do të shtohen dhe kushedi se si do të përfundojnë. Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari nuk duhet të tolerojë që njerëz të tillë të bartin pozita drejtorësh, madje ata nuk duhet të lejohen të jenë askund në institucione sepse mendësia e tillë e mbytë një shoqëri! Kryetari, Bekim Jashari, duhet ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij”, ka shkruar ish-ministrja në rrjetin social “Facebook’.

Në dhjetor të vitit 2019, Shala ishte bërë fshirë edhe në një kërcenim ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj.

Ky është postimi i Ramiz Shales në rrjetin social “Facebook”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here