AAK akuzon kryetarin e Pejës për nostalgji për Serbinë, “kur do ta përkujtosh Millosheviçin?”

Advertisement

AAK dega në Pejë ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të kësaj komune për “nostalgji për Serbinë”.

Përmes një postimi në facebook AAK ka akuzuar kryetarin Muhaxheri se ndërtimin e sheshit e solli kamionin transportues në mes të qytetit, me targa nga Serbia.

Postimi i AAK dega në Pejë:

Gazmend Muhaxheri dhe qeverisja e tij në ikje, duket se nuk kanë të ndalur me nostalgjinë e tyre për Serbinë.

Advertisement

1.Ndërtimi i sheshit e solli kamionin transportues në mes të qytetit, me targa nga Serbia.

2.Gajtë një debati televiziv, Muhaxheri nuk e hiqte nga gjuha mallin e tij për partizanët, madje duke i etiketuar edhe ushtarët e lirisë me këtë etiketë.

3.Sot, në hyrje të qytetit shohim balonën e improvizuar, e cila erdhi si projekt i babait të dikujt prej drejtorëve të qeverisë së tij, por për më tepër e ilustroi atë me ngjyrat e flamurit serb.

Pyetja jonë për Muhaxherin është:Kur do t’a përkujtoni edhe Millosheviçin?

Me paratë e taksapaguesve bëhet shaka dhe përtej kësaj, shfaqet nostalgjija për elementet e Serbisë.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here