Publikisht flet kundër SHBA-së, por Erdogan shkolloi tre fëmijët e tij në universitete amerikane

Advertisement

Presidenti i Turqisë shpesh bënë deklarata që janë në kundërshtim me politikat e SHBA-së, kryesisht për shkak të Sirisë dhe blerjes së sistemeve ruse të raketave nga Ankaraja. Mospajtime ka krijuar edhe vendimi i SHBA-së për vendosjen e ambasadës së saj në Izrael në qytetin e Jerusalemit, shkruan INZOOM.

Por siç duket Presidentit Erdogan nuk i kanë penguar politikat e SHBA-së e as ndryshimi i kulturës kur vendosi që fëmijët e tij të i dërgonte ne universitete amerikane për të kryer studimet universitare dhe pasuniversitare. Tre nga katër fëmijët e Presidentit Erdogan kanë kryer shkollimin e lartë pikërisht në Universitete amerikane.

Advertisement

Djali i dytë i tij, Necmettin Bilal, pas përfundimit të shkollës së mesme në Turqi, vazhdoi studimet në bachelor për Shkenca Politike dhe Ekonomi në Universitetin e Indiana Bloomington. Pastaj ai magjistroi në Universitetin e Harvardit në vitin 2004.

Vajza e tij, Sümeyye Erdoğan, pas përfundimit të shkollës së mesme në Trabzon, vazhdoi studimet në SHBA, pasi një biznismen turk ia siguroi asaj një bursë studimi në Universitetin e Indianas, në drejtimin Sociologji dhe Politikë. Ajo vazhdoi studimet e saj për mastër për ekonomi në London School of Economics.

Njëjte sikur e motra, edhe e bija tjetër e presidentit Erdogan, Esra, studimet i kreu në Universitetin e Indianas, në drejtimin Sociologji dhe Histori. Studimet master i vazhdoi në Universitetin e Kalifornisë si dhe studimet në doktoraturë i përfundoi në këtë universitet.//Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here