Drejtoresha në Komunën e Suharekës nën shërbim të ministrit Kuçi: Reagojnë ashpër qytetarët

Advertisement

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka marrë një varg kritikash nga qytetarët, pasi ajo u shpreh në një postim në Facebook, se janë në shërbim të ministrit Blerin Kuçi pas infektimit me COVID-19.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kuçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të vazhdojë punë nga shtëpia, duke lutur qytetarët që të ketë kujdes të shtuar.

Advertisement

“Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.”, ka shkruar tutje ai.

E pas kësaj ka reaguar Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me të gjitha kapacitet e drejtorisë që udhëheqë, do të jenë në shërbim të ministrit Kuçi.

“Ministri z.Blerim Kuçi është infektuar me virusin Covid-19. Me të gjitha kapacitet tona si drejtori e shëndetësisë në Therandë jemi në shërbim te juve z.Ministër. Shërim të shpejtë dhe të plotë! Do ta kalon edhe këtë sfidë”, ka shkruar Besa Kuqi në Facebook.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here