Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës edhe për dy muaj

Advertisement

Gjykata Speciale në Hagë e ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj Salih Mustafës, të arrestuarit të parë të saj.

Kështu ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar të hënën mbrëma.

Rasti i Mustafës, sipas gjykatës, mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.

Advertisement

Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai u arrestuar më 24 shtator, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, derisa seanca e parë dëgjimore ndaj tij u mbajt më 28 tetor.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here