AAK:“INSPEKTORATI I KOMUNËS DHE POLICIA TË MARRIN MASA EDHE NDAJ GAZMEND MUHAXHERIT”

Advertisement

Pas publikimit të një video ku shihet kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një aheng i mbajtur në kohën kur Qeveria e Kosovës ka ndalur tubimet mbi pesë persona, ka reaguar dega e AAK-së në Pejë për mosveprimin e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati komunal për marrjen e masave në këtë rast.

Reagimi i AAK dega në Pejë:

“Është për keqardhje mosreagimi i Inspektoratit në Komunën e Pejës, si dhe Policisë së Kosovës, që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri dhe vartësve të tij, për thyerjen e masave të Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë, duke organizuar ahengje në kohën kur ato ndalohen, për të mirën qytetare.

Advertisement

Ne, Dega e AAK-së në Pejë, shprehim shqetësimin tonë së bashku me qytetarët, lidhur me këtë rast, andaj kërkojmë nga inspektorati i Komunës së Pejës dhe Policia, që të veprojnë drejtë dhe objektivisht për të gjithë njësojë, ashu siç po shqiptohen gjoba ndaj qytetarëve të papunë, bizneseve edhe ashtu të dëmtuara e të lëna anash nga Komuna e Pejës, të mirren masa ndaj thyerrjes së rregullave edhe nga Gazmend Muhaxheri me vartësit e tij, të cilët po sillen si mbretër ndaj qytetarëve të varfër.

Rregullat duhet të zbatohen njësojë për të gjithë, ndërsa kryetari dhe vartësit e tij nuk duhet të cilësohen si të paprekshëm!

Me Respekt,

AAK-PEJË

#aakpeje”

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here