Vjosa Osmani thotë se do ta shfuqizojë emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull

Advertisement

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas emërimit konsull në Pragë, të djalit të deputetit, Haxhi Shala.

Osmani ka thënë se ky emërim, si dhe të tjerat janë bërë nga ish presidenti Thaçi.

Sipas Osmanit përkundër kërkesës së saj, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk i sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë, shkruan Reporteri.

Tutje, Osmani ka thënë se Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Andaj, ajo  ka paralajmëruar se këto dekrete do të shfuqizohen.

Advertisement

“Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen”, ka shkruar ajo.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here