Itali, 882 viktima nga virusi SARS-Cov2 dhe 229 mijë raste të reja

Advertisement

Italia regjistroi sot 29 003 raste të reja me COVID-19 dhe 822 vdekje në 24 orët e fundit, sipas buletinit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit tejkaluan një milion e gjysmë, duke arritur në 1 509 875.

Advertisement

Të shtruarit në kujdesin intensiv në Itali kanë rënë për herë të parë që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë së COVID-19, nga 3 848 pacientë dje në 3 846.

Për të tretën ditë radhazi, numri i personave të shtruar në pavijonet e tjera COVID është gjithashtu në rënie, nga 34 313 dje në 34 038 sot, me një rënie prej 275.

Të shëruarit arritën në 661 180, me + 24 031 më shumë se dje.

Aktualisht, ka 795 961 raste pozitive.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here