Advertisement
Pasditja e djeshme ishte e rëndë për një prind nga Gjakova, pasuria e të cilit është vjedhur nga vajza e tij, shkruan Gazeta Inzoom.
Burime të Gazetës brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se një prind ka raportuar në polici vajzën e tij e cila ia ka vjedhur kasafortën.
Gazeta mëson se në atë kasafortë ishin 20 mijë euro dhe dokumentet e noterizuara për shitjen e një prone.
Mësohet se ajo ka marrë kasafortën me vete dhe është larguar nga shtëpia.
Advertisement