Pas rasteve me virus, mbyllet një shkollë në Klinë

Advertisement

Shkolla fillore “Isa Boletini” në fshatin Drenoc të Klinës ka kaluar nga skenari A në skenarin C(mësim on-line), si pasojë e konfirmimit të disa mësimdhënësve dhe nxënësve me virusin COVID-19, shkruan INZOOM.

Sipas kumtesës së Komunës së Klinës pesë mësimdhënës dhe dy nxënës janë konf irmuar, ndërsa disa të tjerë janë në vetizolim pas shfaqjes së simptomave.

Advertisement

Njoftimi i komunës:

Shkolla fillore e mesme e ulët “Isa Boletini” në Drenoc kalon në skenarin C(mësim On-line)

Sot, Task Forca Komunale për Arsim, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar lidhur me gjendjen në institucionet arsimore në Komunën e Klinës.

Drejtori i Arsimit, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e kësaj Task Force për numrin e mësimdhënësve, të punëtorëve dhe nxënësve të konfirmuar me virusin COVID-19.

Drejtori Gashi njoftoi se në shkollën fillore të mesme të ulët “Isa Boletini” në Drenoc janë konfirmuar pesë mësimdhënësve me virus si dhe dy mësimdhënës janë në vetizolim.

Po ashtu, dy punëtorë të kësaj shkolle, të cilët janë në pritje të rezultateve të testit janë në vetizolim, kurse dy nxënës janë konfirmuar me virus dhe disa të tjerë janë në vetizolim.

Duke u bazuar edhe në rekomandimin e Task Forcës së SHFMU “Isa Boletini”, Task Forca Komunale e Arsimit ka marrur vendim që për 14 ditë SHFMU “Isa Boletini” në Drenoc të kalojë nga skenari A në skenarin C(mësim on-line).

Komuna e Klinës në vazhdimësi është në kontakt me drejtorët e institucioneve arsimore dhe do të marrë vendime në varësi të situatës së krijuar dhe po ashtu të gjitha shkollat janë pajisur me mjete kundër përhapjes së virusit, me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse.

Kryetari Elezaj apelon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të i respektojnë udhëzimet e eksperteve shëndetësore dhe vendimet e institucioneve.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here