“GAZMEND MUHAXHERI PO I SHANTAZHON QYTETARËT ME FILMIME PUBLIKE”

Advertisement

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar një video, ku shihet një qytetare e cila hudhë disa mbeturina në vende ku nuk është e lejuar, shkruan INZOOM.

Muhaxheri ka deklaruar se përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak, ndërsa ka shtuar se tash e tutje, do t’i filmojnë qytetarët duke bërë ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet.

https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/videos/3584272654965306

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për këtë ka reaguar dega e AAK-së në Pejë, duke theksuar se Gazmend Muhaxheri po i shantazhin qytetarët me filmime publike.

AAK dega në Pejë, përmes një postimi në facebook ka shkruar se, “Gazmend Muhaxheri, i cili në mungesë të aftësive menaxhuese për ambientin, tash ka filluar të shantazhojë qytetarët e Komunë që ai udhëheq, duke i kërcënuar ata me filmime publike”.

Advertisement

Postimi i AAK-dega në Pejë:

GAZMEND MUHAXHERI PO I SHANTAZHON QYTETARËT ME FILMIME PUBLIKE!!!

Si degë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, jemi tejet të shqetësuar me përpjekjet e kryetarit në ikje, Gazmend Muhaxheri, i cili në mungesë të aftësive menaxhuese për ambientin, tash ka filluar ë të shantazhojë qytetarët e Komunë që ai udhëheq, duke i kërcënuar ata me filmime publike.

Në një video që ka përdorur Gazmend Muhaxheri, që me gjasë ka porositur një person të hedhë mbeturinat në një vend afër shkollës së arteve, e ka publikuar atë video, ndërsa vet personi shihet se si nuk ka se ku t’i vendos mbeturinat.

Këto përpjekje shfaqin mungesë të aftësive për tu bërë zgjidhje qytetarëve të cilët edhe ashtu janë lodhur nga gjendje e mbeturinave, tregon se si inspektorët e tij nuk po I binden në kryerjen e detyrave që kanë, sikurse që paraqesin edhe një viktimizim të rradhës nga ana e tij, duke i frikësuar e fajsuar qytetarët, të cilët kinse po i sjellin dëm ambientit, duke mos ditur se një gjë e tillë nuk është asgje tjetër, vetëm se kërcënim i lirisë qytetare, të cilët tash e tutje sipas Gazmend Muhaxherit, duhet të kenë kujdes edhe me kë takohen në rrugë. 

#aakpeje

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here