Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në një motel në Gjakovë

Advertisement

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjakovë, pasditen e djeshme rreth orës 17:15.

Ai është gjetur nga dy dëshmitarë, punëtorë të motelit.

Gazeta mëson se viktima është një 61 vjeçar.

Burime të Gazetës po ashtu bëjnë të ditur se moteli në fjalë është “Vila 007”, i cili ndodhet në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Advertisement

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here