Ish këshilltari i Veselit: Marigona Gecit ka për qëllim që t’i arsyetoi veprimet e babës së saj

Advertisement

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, në seancën e jashtëzakonshme për Rimëkëmbjen Ekonomike, teksa ka dhënë arsyen e tërheqjes së nënshkrimit të saj për këtë ligj,  ajo ka akuzuar rëndë PDK-në duke thënë se sipas informacioneve të saj, dy zyrtarë të saj janë të dyshuar për vrasje të pasluftes.

“Së pari dua ta njoftoj opinionin që unë jam pro votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Tani dua ta bëj një sqarim për tërheqjen e nënshkrimit tim, që është bërë me 23 nëntor. Pse nuk ia bashkangjes nënshkrimin tim PDK’së? Nënshkrimin tim e kam tërhequt nga iniciativa e PDK’së, sepse e di saktë nga një aktakuzë se dy zyrtarë tuaj janë të dyshuar për krime lufte. Jeni thirrur në emër të luftës, e ne si familjarë u dashka të frikësohemi e të mos kemi guxim”, tha ajo në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Advertisement

Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës thotë se kjo deklaratë nuk i ka hije një deputeti të Kosovës.

Madje, Goshi në një prononcim për Periskopin, thotë se deklarata Gecit e krahasohet me deklaratat e deputetëve të parlamentit serb.

‘’Deklarata e saj ishte deklaratë që nuk i ka hije një deputeti të Kosovës. Ishte e ngjajshme me deklaratave të deputeteve të Palamentit Serb. Deklarata është bërë me qëllime që t’i arsyetoj veprimet e babës së saj”, tha Goshi për Periskopin.

Gecit iu ndalua fjala nga kryesuesja e Kuvendit, pasi që nuk iu është përmbajtur rregullores së Kuvendit.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here