Bajrami: LDK sot dha shkollë për partitë tjera, do rikthehemi fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme

Advertisement

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se sot partia e saj i dha shkollë partive tjera për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se kryetari i ri, Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja.

Bajrami u shpreh se LDK-ja do të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Postimi i plotë:

Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Advertisement

Kryetari i ri z.Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja. Lumiri sot ka fituar dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi të madhe në rrugëtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

LDK i ka mbijetuar secilës sfidë që prej themelimit dhe do t’ia dalë të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale me platformë ku bashkohen të gjitha kategoritë e shoqërisë e në veçanti gratë dhe të rinjtë.

Faleminderit secilit anëtar e zyrtar të LDK-së për kontributin e dhënë në këtë garë dhe në këto tri dekada të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në veçanti e falënderoj Kryetarin e deritashëm z. Isa Mustafa.

Urime Lumir, na priftë e mbara!

Hykmete Bajrami

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1883017525180353

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here