Digjet një shtëpi në Perqevë të Klinës, kryetari i komunës viziton familjen, premton t`i ndihmojë me mjete buxhetore

Advertisement

Ibush Gashit nga fshati Sferkë e Klinës të shtunën i është djegur shtëpia. Sipas informacioneve të Gazeta Inzoom dyshohet se shkaktar i zjarrit është  energjia elektrike.

E, për t`i parë dëmet e shkaktuara, dje në mëngjes ka qenë në vizitë edhe i pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, shkruan Gazeta Inzoom.

Elezaj ka thënë se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ai, përmes një postimi në facebook, ka falënderuar ekipet e zjarrfikësve dhe banorët që kanë intervenuar për të ndalur zjarrin dhe po ashtu ka njoftuar se komuna do t`i ndihmojë familjes me mjete financiare.

Advertisement

Postimi i tij i plotë:

Sot kam vizituar Ibush Gashin nga fshati Përqevë, shtëpia e të cilit është djegur mbrëmë.

Duke iu falënderuar intervenimit të shpejtë të ekipit të zjarrfikësve dhe banorëve  është arritur që zjarri të ndalet.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në kuadër të kompetencave të mia si kryetar komune, do të ndajë një ndihmë financiare për familjen.

Po ashtu, do të formohet një komision për vlerësimin e shkaqeve dhe dëmeve.

https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here