Lajm i mirë për qytetarët e Klinës, Komuna dhuron deri në 250 euro për fëmijët e porsalindur

Advertisement

Komuna e Klinës ka filluar ndarjen e mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur. Vendimin e parë për ndarjen e këtyre mjeteve e ka ndarë i pari i komunës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se shpresojmë që kjo vlerë të ndihmojë sadopak në plotësimin e nevojave themelore për foshnjat, përcjellë Gazeta Inzoom.

Elezaj ka ftuar të gjithë prindërit që kanë fëmijë të porsalindur nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi që të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentet përcjellëse në komunë dhe të jenë përfituesit e radhës.

Sipas vendimit të Kuvendit, Komuna e Klinës do të paguajë prindërit nga 180 euro për fëmijën e parë, 200 euro për fëmijën e  dytë dhe 250 euro për fëmijën e tretë dhe fëmijët tjerë.

Advertisement

Postimi i tij i plotë:

Komuna e Klinës filloi ndarjen e mjeteve financiare për foshnjat e porsalindura

Sot kam pasur një takim të veçantë me Qlirim Zeneli nga fshati Bokshiq, i cili është bërë prind për herë të parë dhe është përfituesi i parë i mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur, që tash e tutje do të ndahen nga komuna.

Sipas vendimit të Kuvendit, Komuna e Klinës do të paguajë prindërit nga 180 euro për fëmijën e parë, 200 euro për fëmijën e  dytë dhe 250 euro për fëmijën e tretë dhe fëmijët tjerë.

Ky vendim është marrur me qëllim që t`i ndihmojmë sadopak prindërit në plotësimin e nevojave për fëmijët e tyre dhe jam i lumtur që tashmë po fillojmë ndarjen e mjeteve.

Ftoj të gjithë prindërit që kanë fëmijë të porsalindur nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi që të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentet përcjellëse në komunë dhe të jenë përfituesit e radhës.

Isres së vogël i dëshiroj jetë të gjatë e të, të shëndetshme e të mbushur me shumë suksese!

https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here