Talentja kosovare e matematikës pranohet në njërin nga universitetet më të mira të botës

Advertisement

Nxënësja Era Syla është pranuar për të stud iuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology në SHBA.

Advertisement

Ky sukses i Erës para së gjithash është rezultat i talentit të saj për matematikë dhe i punës e përkushtimit të saj të palodhshme. Rikujtojmë se nxënësja Era Syla ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.

Po ashtu, ky sukses i Erës do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale.

Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuuar në realizimin e arritjen e këtij suksesi nga ana e saj!

Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meritojnë Bleron Baraliu dhe Valmir Krasniqi nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, të cilët e kanë ndihmuar Erën gjatë gjithë procesit dhe procedurave të aplikimit në MIT – Massachusetts Institute of Technology, si dhe i kanë ofruar asaj ndihmë e referenca kredibile e profesionale për pranim në MIT – Massachusetts Institute of Technology.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe i uron studime të suksesshme në MIT – Massachusetts Institute of Technology.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës”, thuhet në komunikatën ë dërguar nga kjo shoqatë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2930508707272162&id=1575556852767361

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here