Samsung Galaxy S22 do të dalë në janar 2022, me kamerë Olympus

Advertisement

Sipas raportimeve, shpresa e fundit e linjës premium të telefonave inteligjentë të Samsung do të lansohet me më shumë se pesë lente dhe me një sensor kryesor prej 200 megapikselash

Meqenëse deri në fund të vitit 2021 nuk kemi shumë telefonë të mençur për t’i prezantuar, adhurues të shumtë të modelit Samsung ngadalë kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje vitit të ardhshëm dhe serisë së ardhshme Samsung Galaxy S22, e cila mund të lansohet duke filluar nga janari i vitit 2022. Sigurisht, i gjithë informacioni i disponueshëm aktualisht është në nivelin e thashethemeve dhe të dhënave që vijnë nga ‘burime brenda industrisë’, raporton Pulse News.

Ardhja e modelit të ri në janar përkon me premierën e këtij viti, e cila del të jetë më i hëershëm krahasuar me lansimet e mëparshme (midis muajve shkur dhe mars).

Përveç datës së lansimit të hershëm, Samsung Galaxy S22 Ultra do të ketë gjithashtu një kamerë  mbresëlënëse të pajisur me një sensor kryesor prej 200 megapikselësh të zhvilluar në Olympus. Informacioni në lidhje me arritjen e kamerës 200 megapikselësh ka ekzistuar për disa kohë, me një burim që tregon se Samsung Galaxy S22 do ta anashkalojë këtë azhurnim masiv dhe do të vijë me një sensor kryesor të testuar mirë prej 108 megapikselësh .

Advertisement

Burimi: tportal.hr

Bashkëpunimi me Olympus është gjithashtu një nga thashethemet për të cilat kemi dëgjuar tashmë, i cili mbështetet nga partneritete të tjera midis kompanive të smartphone-ve dhe prodhuesve të aparateve fotografike (OnePlus dhe Hasselblad, për shembull).

Kamerë me pesë lente? Vërtet?

Një tjetër thashethem, por mjaft ambicioz, thotë se Samsung Galaxy S22 Ultra do të ketë pesë lente në pjesën e pasme që do të thotë se ky telefon i mençur do të vijë me një lente më shumë se Samsung Galaxy S21 Ultra. Nëse për asgjë tjetër, një kamerë shtesë do të jetë i dobishëm për telefonin si bazë për marketing.

Burimi: tportal.hr

Përmenden gjithashtu edhe lente për  zmadhim të vazhdueshëm që do të aplikojnë zmadhimin optik në të gjitha nivelet, ndryshe nga S21 Ultra i cili përdori zmadhimin optik vetëm në zmadhimin e trefishtë dhe dhjetëfishtë – për të cilat kërkohen dy lente të ndara.

Pse kjo ka rëndësi? Për shkak se S22 Ultra përdor një zoom optik të vazhdueshëm që do të sigurojë zmadhimin me një lente më pak. Kjo do të thotë që S22 Ultra ka një lente kryesore, telefoto dhe kënd ultra të gjerë – duke lënë dy lente të mundshme me funksione të makros dhe sensorit të thellësisë. Meqenëse këta dy sensorë shpesh nuk përfundojnë në pajisje premium, ideja e pesë lenteve mund të mos jetë e vërtetë.

Së fundmi, sipas të po të njëjtave thashethemeve,  Samsung Galaxy S22 Ultra do të mbështesë S Pen, dhe kjo nuk është aspak befasi duke pasur parasysh që S21 Ultra e bën të njëjtën, megjithëse nuk ka asnjë fjalë nëse do të ketë ndonjë vend të caktuar për këtë herë.

Natyrisht, të gjitha këto thashetheme, natyrisht, duhet të merren me një rezervë të vogël. Kanë mbetur edhe disa muaj deri në lansimin e serisë së re Galaxy S, që do të thotë se gjithçka mund të jetë më ndryshe.

Përkthimi: Nuhi Shala

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here