Fermerët nisen drejt Qeverisë, protestojnë kundër kritereve të reja për subvencione

Advertisement

Një numër i madh i fermerëve, sot, me mjete bujqësore, janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, për të protestuar lidhur me kriteret e kësaj të fundit për subvencionimin e grurit, të cilat i kanë quajtur “absurde”, shkruan Gazeta Inzoom.

Advertisement

Sipas tyre me këto kritere të ministrisë, 80 për qind e bujqve nuk fitojnë të drejtën për aplikim dhe kësisoj mbesin pa fituar gjë nga shteti.

Protesta e sotme ishte pralajmëruar ditë më parë, kur një grup i fermerëve kishin dorëzuar peticion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me kriteret e kësaj të fundit për subvencionimin e grurit.

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ditë më parë ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

//Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here