Ragnick debuton me fitore në stolin e Manchester United

Advertisement

Trajneri gjerman Rafl Ragnick e ka nisur me fitore aventurën e tij të re si trajner i Manchester United.

“Djajte e Kuq” triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Crystal Palace, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit anglez.

Advertisement

Dominimi i vendasve u pa që nga minuta e parë e ndeshjes, por goli vonoi deri në minutën e 77’ kur braziliani Fred shënoi për 1-0 një gol mjaftë të bukur.

Pas triumfit në derbi ndaj Arsenalit në mesjavë, këto janë tri pikë të tjera shumë të rëndësishme për “Djajtë e Kuq” që po tentojnë ngjitjen në tabelë ku momentalisht janë në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here