Shtëpi, banesa e para në bankë – Këta janë pesë pasanikët e Qeverisë Kurti

Advertisement

Kosova gjatë vitit që lamë pas zgjodhi Qeverinë e re me në krye Albin Kurtin.

Ky i fundit emëroi ministra aktivisitë të kahmotshëm politik të LV-së, mirëpo që në disa dikastere emëroi edhe emra që në të kaluarën nuk janë lidhur asnjëherë me Vetëvendosjen.

Ministrat e Kurtit, ashtu si ministrat tjerë në të kaluarën ishin subjekt i deklarimit të pasurisë.

Në bazë të deklarimit vërehet se shumë nga ta kanë një kapital bukur të madh, qoftë në para të gatshme, prona apo letra me vlerë.

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Vetëm pronat e ministrit të Brendshëm të Vetëvendosjes kapin shifra milionëshe.

Sveçla në AKK ka të deklaruar shtëpi në vlerë prej 600 mijë eurosh, lokal afarist në vlerë 650 mijë euro, lokal tjetër afarist në vlerë 600 mijë euro si dhe truall në vlerë 100 mijë euro.

Të gjitha këto prona Sveçla i ka deklaruar si pasuri e përbashkët dhe jo vetanake e tij.

Sveçla gjithashtu e ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej katër mijë eurosh.

Gruaja e Sveçlës, sipas deklarimit ka edhe një ordinancë stomatologjike ku posedon 100 për qind të aksioneve.

Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë Kurti ndonëse nuk posedon prona të paluajtshme përveç një banese në vlerë prej 75 mijë eurosh, ka një shifër bukur të madhe të parave të mbajtura në bankë.

Advertisement

Sipas deklarimit të saj në AKK, Rizvanolli në një llogari bankare ka 100 mijë euro, në një tjetër ka 80 mijë euro, teksa në një të tretë ka gati 9 mijë euro. Në një llogari jashtë Kosovës, Rizvanolli ka 2 mijë e 400 funta.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj ka të deklaruara 12 mijë e 500 euro në një llogari bankare.

Rizvanolli i ka deklaruar edhe katër burime si të hyra të saja vjetore. Një si mësimdhënëse në Riinvest, një mëditje në disa organizata, një si mëditje në pjesëmarrje në bordin mbikëqyrës në një bankë në Kosovë si dhe të hyra nga interesi në kursime në të njëjtën bankë.

Ministrja vozit edhe një veturë në vlerë prej 18 mijë eurosh.

Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes.

Pasuri thuajse milionëshe në Qeverinë Kurti 2 ka edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ky i fundit, në AKK ka të deklaruar shtëpi në vlerë 500 mijë euro dhe banesë në vlerë 100 mijë euro, që të dyja në emër të tij.

Ndërkaq, në emër të prindit ka të deklaruar tokë dhe shtëpi në vlerë 120 mijë euro, shtëpi dhe oborr në vlerë 100 mijë euro, banesë 37 mijë euro dhe një banesë tjetër në vlerë 50 mijë euro.

Mehaj e ka të deklaruar një veturë të bashkëshortes në vlerë 2 mijë euro.

Ministri ka edhe aksione në “Nordnett”.

Në bankë, ministri ka të deklaruara 10 mijë euro, 12 mijë fëmijët e tij teksa 1 mijë e 700 bashkëshortja e tij.

Luan Dalipi – Shefi i kabinetit të Kurtit.

Përveç ministrave, edhe ata nga të cilët rrethohet kryeministri Kurti duket të kenë një pasuri bukur të madhe.

Kësisoj, Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kurtit, në AKK ka të deklaruar një shtëpi me tokë në vlerë prej 650 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Përveç kësaj, ai ka të deklaruar një banesë në vlerë 107 mijë euro, podrum në vlerë prej 6 mijë euro dhe garazhë në vlerë 3 mijë e 200 euro.

Dalipi ka edhe dy vetura, një në vlerë 50 mijë euro e një në vlerë 11 mijë euro.

Në bankë, Dalipi i ka të deklaruara 10 mijë euro të vetat si dhe 18 mijë të gruas së tij.

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër

Pasuri të majme ka edhe zëvendësi i Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi.

Ky i fundit në AKK ka të deklaruar një shtëpi në vlerë prej 260 mijë eurosh dhe një banesë në vlerë 120 mijë eurosh në pronësi të tij.

Në pronësi të gruas së tij ai ka të deklaruar një banesë prej 48 mijë eurosh vlerë.

Po ashtu, në pronësi të përbashkët ai ka të deklaruar edhe një shtëpizë pushimi në vlerë 20 mijë euro.

Bislimi ka edhe një veturë në vlerë 20 mijë euro. /Lajmi.net/

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here