Interesante, ja sa para kërkon Wayne Rooney për një foto, autograf dhe darkë

Advertisement

Shumë personazhe me famë botërore paguhen vetëm për prezencën e tyre.

Shpesh i kemi parë nëpër televizione, organizime apo dhe festa private ku qëndrojnë vetëm si figurë, por koha që ato shpenzojnë vlen shumë në para, madje në shifra marramendëse.

Media britanike “The Sun” ka listuar një sërë VIP-ash të cilët tarifojnë fansat e tyre për të marrë pjesë në evenimente private, të takojnë idhujt e tyre apo dhe të bëjnë foto me ta. Në këtë listë janë të përfshirë dhe yje të futbollit si Wayne Rooney apo dhe Gary Neville.

Advertisement

Rooney, sipas “The Sun” i tarifon fansat me 450 paund për një natë “speciale” me të. Paketa e tij përfshin qëndrimin në një sallë hoteli me të, një fanellë të Manchester United të firmosur nga vetë ai, një darkë, pije falas dhe një foto me yllin anglez.

Ndërsa Neville kërkon 150 paund për të gjithë fansat që duan të shkrepin një foto dhe një autograf me të, përpara se ai të japë një intervistë/PS

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here