Katër shkolla në Klinë vazhdojnë mësimin Online

Advertisement

Katër shkolla në qytetin e Klinës nga nesër do të vazhdojnë mësimin sipas skenarit C, mësim online. Kështu ka njoftuar komuna e Klinës nëpërmjet një kumtese, përcjellë Gazeta Inzoom.

“Sot, Shtabi Emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar lidhur me rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, kapacitetet e institucioneve lokale dhe masat që duhet të ndërmerren.

Në këtë mbledhje është marrur vendim që shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Fehmi Agani”, “Ismet Rraci”, dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë, nga dita e martë, datë 25 janar të vazhdojnë mësimin sipas skenarit C, mësim online, ndërsa mësimi do të rifillojë sipas skenarit A, me prezencë fizike në shkollë, të hënën, më datë 31 janar”, shkruan në kumtesën e komunës.

Advertisement

Sipas këtij njoftimi ky vendim është marrur në bashkëpunim me task forcat e shkollave, pas rritjes së rasteve me COVID-19 te stafi mësimdhënës apo te nxënësit.

Njoftimi i plotë:

“Sot, Shtabi Emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar lidhur me rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, kapacitetet e institucioneve lokale dhe masat që duhet të ndërmerren.

Në këtë mbledhje është marrur vendim që shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Fehmi Agani”, “Ismet Rraci”, dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë, nga dita e martë, datë 25 janar të vazhdojnë mësimin sipas skenarit C, mësim online, ndërsa mësimi do të rifillojë sipas skenarit A, me prezencë fizike në shkollë, të hënën, më datë 31 janar.

Miratimi i këtij vendimi është marrur në konsultim me drejtorët e shkollave dhe task forcat e shkollave respektive, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 te stafi mësimdhënës apo nxënësit në këto shkolla.

Drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija ka theksuar se është në koordinim të vazhdueshëm me të gjithë drejtorët e shkollave dhe në rast se ka rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në shkollat tjera Shtabi Emergjent do të informojë për hapat e mëtutjeshëm.”

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here