Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e opozitës, nga LDK në takim do të jetë Abdixhiku

Advertisement

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po vazhdojnë vizitën e tyre në Kosovë.

Sot në ditën e dytë të kësaj vizite ata pritet të takohen me përfaqësues të partive opozitare në vend.

Telegrafi mëson se takimi i Escobar dhe Lajçak me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbahet në orën 10:30.

Advertisement

Ndërkaq nuk dihet në sa ora do të mbajnë takimet me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së.

Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here