VIDEO/ Bombardime të rënda, rusët shkatërrojnë aeroportin në Vinnytsia

Advertisement

Tetë raketa ruse kanë goditur qytetin Vinnytsia, duke shkatërruar plotësisht aeroportin e këtij qyteti, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka bërë thirrje që të mbyllet hapësira ajrore mbi Ukrainë, duke thënë se vrasjet e shkaktuara nga këto raketa janë përgjegjësi edhe e “politikanëve botërorë dhe liderëve të Perëndimit nga sot dhe përgjithmonë”.

“Ne e përsërisim çdo ditë – mbyllni qiellin mbi Ukrainë. Mbylleni për të gjitha raketat ruse, të gjithë aviacionin ushtarak, për të gjithë këta terroristë! Ju lutemi krijoni një zonë humanitare pa raketa, pa bomba ajrore! Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni civilët dhe ju mund ta bëni këtë. Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni aeroplanë që të mund të mbrohemi, përfundimi i vetëm që mbetët është se ju dëshironi ne të vritemi shumë ngadalë”, ka thënë Zelensky.

Advertisement

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka publikuar një video që shfaq sulmin e Rusisë mbi këtë qytet.

“Tetë raketa goditën Vinnytsian, një qytet i madh larg vijës së frontit. Putini vazhdon sulmet e tij frikacake dhe barbare me raketa, si dhe bombardimet ajrore ndaj civilëve. Na ndihmoni të mbyllim qiellin dhe të shpëtojmë jetë! Siguroni mbrojtje ajrore dhe raketore, na siguroni avionë luftarakë! Ndaloni terrorizmin rus!”, ka shkruar Kuleba.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here