Komuna e Klinës ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për student. Kështu ka njoftuar kryetari i komunës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.
Elezaj ka thënë se këtë vit komuna e Klinës ka rritur numrin e përfituesve të bursave nga 30 në 40, ndërsa ka shtuar se deri në fund të mandatit ky numër do të rritet në 60 përfitues.
Postimi I kryetarit Elezaj:
ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË KLINËS
Është hapur konkursi për ndarjen e bursave për studentë të komunës së Klinës, ku 40 studentëve të dalluar do t`u ndahen bursa njëvjeçare në vlerë mujore prej 50 euro.
Këtë vit ne kemi rritur numrin e përfituesve të bursave nga 30 në 40 përfitues, kurse deri në fund të këtij mandati do të rrisim këtë numër në 60, një nga premtimet e mia elektorale që po fillon të përmbushet.
Përveç kësaj kjo është edhe një kërkesë e nevojë e domosdoshme për studentët tanë, për t`ju siguruar atyre një pagesë mujore e cila sado e vogël të jetë, për studentët është një motivim shtesë për të vazhduar me sukses studimet e për kryefamiljarët e tyre është një lehtësim financiar.
Ftoj studentët të aplikojnë!
https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/posts/1308293326326238