HomeKomuna26 vjet nga masakra e Poterqit, Elezaj: Kryesit e këtyre krimeve ende...

26 vjet nga masakra e Poterqit, Elezaj: Kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dënuar

Marsi i vitit 1999 ishte shumë i vështirë për popullin shqiptar. Shteti serb kreu masakra të tmerrshme anëkënd Kosovës. Pas masakrës së Izbicës, forcat policore e paraushtarake serbe kryen edhe një masakër tjetër në Poter të Epërm të Klinës, ku vranë civilë të paarmatosur e të pafajshëm.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, në përkujtim të kësaj masakre ka shkruar se në vitin 1999 Serbia duke e parë që lufta po shkonte drejtë fundit e Kosova po e fitonte lirinë e duke mos pasur guxim të përballej në fronte të luftës vrau e kreu masakra të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë.

“26 vjet nga këto krime gjenocidale kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dënuar nga drejtësia. Kjo na bënë edhe më të madhe dhimbjen”, ka thënë Elezaj.

spot_img

Të fundit