HomeLajmeGruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

Një grua në Podujevë ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, të cilën e kishte parkuar në bodrumin e një marketi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vjedhja dyshohet se ka ndodhur më 21 nëntor, në intervalin kohor nga ora 16:55 deri në 19:00.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

spot_img

Të fundit