HomeKomunaNga Klina në Zvicër, suksesi i biznesmenëve shqiptarë që po i bën...

Nga Klina në Zvicër, suksesi i biznesmenëve shqiptarë që po i bën krenarë të gjithë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër, me ftesë të nënkryetarit të Villeneuve, Arbër Jagoda.

Gjatë qëndrimit atje, Elezaj ka vizituar edhe biznese të mërgimtarëve shqiptarë, në mesin e tyre edhe sipërmarrës me prejardhje nga Klina.

Elezaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur krenarinë për sukseset e bashkatdhetarëve në vendet evropiane, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre.

“Suksesi i mërgimtarëve tanë në vendet e Evropës na bën krenarë të gjithëve. Ky është rezultat i punës, përkushtimit dhe angazhimit të tyre të madh”, ka shkruar Elezaj.

Vizita në Zvicër vjen si një mundësi për të vlerësuar sukseset e mërgimtarëve dhe për të forcuar lidhjet me bashkatdhetarët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik jashtë vendit.

spot_img

Të fundit