HomeLajmeA i ka votat për formimin e Qeverisë? Kurti s’përgjigjet sërish

A i ka votat për formimin e Qeverisë? Kurti s’përgjigjet sërish

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish nuk është përgjigjur se a ka siguruar votat për krijimin e qeverisë së re.

I pyetur nga gazetarët pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, që u organizua nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Kurti zgjodhi të mos e komentojë këtë çështje.

Ai u fokusua në ceremoninë e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe realizimin e shpejtë të marrëveshjeve.

“Mbledhja e dy qeverive ka qenë në nëntor, ju po e shihni sa shpejt e mirë është realizuar në prill, urime të gjithëve. Besoj që kjo mbledhje që kemi mbajtur në nëntor në Prishtinë, mes dy qeverive, ka qenë vendimtare me protokollin e zbatimit për një realizim konkret, praktik dhe të shpejtë”, ka thënë ai.

spot_img

Të fundit