HomeLajme“Aktivisti i VV’së mbush votat ilegalisht”, Doarsa Kica publikon një video: Qëllimi...

“Aktivisti i VV’së mbush votat ilegalisht”, Doarsa Kica publikon një video: Qëllimi i tyre është fshehja e qindra videove si kjo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar një video në rrjetin e saj social, Facebook, ku thuhet se një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbushur votat e mërgatës ilegalisht.

Në video dëgjohet zëri i personit, ku shihet bashkë me dy vajza, teksa mbushin vota.

Tutje ajo ka shkruar se qëllimi i VV’së është fshehja e qindra videove si kjo.

“Kjo është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet”, ka shkruar Kica – Xhelili.

Postimi i plotë:

“KJO është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet!

PZAP nuk guxon të bie pre e piskamave me tendencë të fshehjes së asaj që realisht ka ndodhur! E turpshme”.


spot_img

Të fundit