Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka krahasuar largimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Presidenca me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani.
Musliu tha se pushteti nuk i rri mirë atij që nuk e meriton dhe as atij që nuk di ta mbajë me dinjitet.
Sipas saj, më krenar dhe më dinjitoz ishte largimi i Thaçit nga Presidenca për t’u përballur me drejtësinë në Hagë, në mbrojtje të luftës së UÇK-së, sesa, siç u shpreh ajo, kthimi i Osmanit në shtëpinë e saj pas përfundimit të mandatit.
“Dinjiteti nuk matet me fjalë, me viktimizim apo propagandë, por me përgjegjësi. Nuk matet me retorikë, por me guximin për t’u përballur me sfidat, pa u fshehur pas justifikimeve”, ka shkruar Musliu.


