HomeKomunaGjilani e shpall “Qytetar nderi” presidentin e Shqipërisë

Gjilani e shpall “Qytetar nderi” presidentin e Shqipërisë

Komuna e Gjilani ka marrë vendim për  shpalljen “Qytetar nderi” i kësaj komune për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan Gazeta Inzoom.

Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, falënderoi presidentin për përkushtimin në avancimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se me emocion, mirënjohje dhe përulësi pranoi titullin “Qyetar Nderi” i Gjilanit, të këtij qyteti në rrugët e të cilit ndihet historia, energjia rinore, shpresa për të ardhmen.

/GazetaInzoom

spot_img

Të fundit