HomeLajmeGrenell i uron pavarësinë Kosovës: Hashim Thaçi, ati themelues i shtetit, s’është...

Grenell i uron pavarësinë Kosovës: Hashim Thaçi, ati themelues i shtetit, s’është aty duke festuar, padrejtësi e madhe

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë.

Sidoqoftë, ky hap historik është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.

Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit. Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimte e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike.

Kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund”, ka shkruar Grenell.

spot_img

Të fundit