HomeLajmeHapet tenderi për rrugën Kijevë Dollc, segmenti Kijevë Gllarevë në vlerë afër...

Hapet tenderi për rrugën Kijevë Dollc, segmenti Kijevë Gllarevë në vlerë afër 10 milion euro

Fillimi i punimeve në rrugën nacionale N9, segmenti Kijevë Gllarevë duket se do të ndodhë shumë shpejt. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës ka rihapur procedurat e prokurimit për projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë Gllarevë., shkruan Gazeta Inzoom.

Sipas njoftimit të publikuar për ritender gjatësia e rrugës është 5.3 km, ndërsa vlera e parashikuar e projektit është 9,750,000.00 euro.

Ministria ka njoftuar se afati kohor për dorëzimin e ofertave është shkurtuar për arsye se ky aktivitet i prokurimit është anuluar më herët në mungesë të operatorëve ekonomik të përgjegjshëm. Sipas njoftimit afati për dorëzimin e ofertave është data 4 prill.

Punimet në segmentin e rrugës nacionale nga Gllareva në Dollc, Lotet 2,3 dhe 4 po vazhdojnë, ndërsa Loti 1, nga Kijeva në Gllarevë, nuk ka filluar ende për shkak të anulimit të procedurave të prokurimit.

/Gazeta Inzoom

spot_img

Të fundit