HomeLajmeHetohet vdekja e dy personave – një në Prishtinë, tjetri në Fushë...

Hetohet vdekja e dy personave – një në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, dy persona janë gjetur pa shenja jete, një në Prishtinë dhe një tjetër në Fushë Kosovë.

Sipas informatave zyrtare, në të dyja rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë / 22.02.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”.

“Fushë Kosovë / 22.02.2026 – 21:20. Lidhur me rastin pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë, në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

spot_img

Të fundit