HomeLajmeIsh-këshilltari i Kurtit synon anëtarësimin në PDK, por pa sukses: Dega e...

Ish-këshilltari i Kurtit synon anëtarësimin në PDK, por pa sukses: Dega e Prishtinës e mbyllur

Durim Berisha, juristi i njohur dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, në një status, ka shprehur dëshirën e tij të anëtarësohet në PDK.

Juristi Berisha ka treguar se ka bërë përpjekje të tillë në 48 orët e fundit.

Megjithatë, pa sukses, pasi Berisha ka shkruar se zyra e degës së PDK-së në Prishtinë ishte e mbyllur.

“Ndoshta nuk ju besohet, por ne 48 oret e fundit perkunder te gjitha perpjekjeve te pashtershme, nuk arrita te anetaresohem ne Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Shpreha vullnetin qe t’filloj rrugetimin tim politik, si anetar i zakonshem ne degen e Prishtines. Pa shoë, pa spektakel, pa pretendime per t’u perfshire ne listat zgjedhore per zgjedhjet nacionale. Me te vetmin qellim qe me djem dhe vajza (nese ka mbete naj aktivist/e), qe sikur ne vitin 2007 me dal me hjeke do berllog, me pastru naj park, nenkalim, rrugice. Me e bo jeten ne Prishtine te jetueshme, pa prite vota e pa prite diçka prej paraziteve ne komune”, ka shkruar Berisha.

“E kom refuzu per 9 vite sa ka qene ne pushtet kjo parti çdo oferte te tyre. E fundit ka qene nje jave para se Hashim Thaçi te zgjidhet president. Sikur t’kisha dashte me marre diçka prej “tortes”, lehte e kom pas dhe e kom hala. Ma shpesh dhe ma lehte e kom taku Hashim Thaçin sa ka qene kryeminister, sesa nje pergjegjes te rendomt ne degen e Prishtines (sot e pamundur). Ne fakt, dega ishte e mbyllur. Kjo tregon se keta njerez, kurre s’kane me i ofru diçka as vetes, le qytetarit”, ka shkruar Berisha

spot_img

Të fundit