HomeLajmeKlina me 7 kandidatë e pa përfaqësues në parlament

Klina me 7 kandidatë e pa përfaqësues në parlament

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nga qyteti i Klinës ishin shtatë kandidatë për deputetë nga katër partitë kryesore në vend. Tre kandidatë ishin nga AAK, dy nga LDK, ndërsa nga një kandidatë kishin PDK dhe LVV. Asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur që në Klinë të merr më shumë se 70% të votës së partisë në Klinë, shkruan Gazeta Inzoom.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) për deputet, profesor Fadil Millaku, nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka dalë si kandidati më i votuar nga Klina në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai në qytetin e tij, në Klinë, mori 2581 nga 4549 sa ka marrë PDK, ndërsa në nivel vendi ka siguruar 9760 vota, i 54 në listën e PDK-së

Zenun Elezaj, sikur të gjithë kryetarët e komunave nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me nënkryetaren e komunës Marqe Selmanaj dhe doktor Haxhi Ibishin tre kandidatët e AAK-së për deputet.

Elezaj, megjithëse e kishte bërë të qartë para qytetarëve dhe ishte i vetmi që në fushatë ishte treguar i sinqert me votuesit se edhe nëse zgjidhej deputet nuk do ta linte bosh pozitën e kryetarit të komunës, ka arritur t`i sigurojë 2650 vota në Klinë nga 3882, ndërsa në total në tërë vendin 4790 vota.

Doktor Haxhi Ibishi në Klinë ka dalur kandidati më i votuar nga AAK duke siguruar 2955 vota, ndërsa në total 6513 vota, i 31 në listën e AAK-së.

Nënkryetarja e komunës, Marqe Selmanaj në Klinë ka marrë 1938, ndërsa në nivel vendi 3674 vota, e 45 në listë.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) kandidatë për deputet ishin Alban Rraci, i cili në Klinë i mori 1663 vota nga 2774, ndërsa në total 7579, i 61 në listë. Arben Limani është kandidati që mori më së paku vota në këto zgjedhje parlamentare. Ai në Klinë mori 1414, ndërsa në total 3119, i 98 në listën e LDK-së.

Kryetarja e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Tetuta Mulaj, në Klinë mori vetëm 1389 vota nga 4236 votues të kësaj partie në Klinë. Në nivel vendi znj. Mulaj mori besimin e 4823 qytetarëve dhe është e 108 në listën e LVV-së.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ asnjë kandidat nga qyteti i Klinës nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në parlament.

/Gazeta Inzoom

spot_img

Të fundit