HomeKomunaKomuna e Klinës përfiton grant nga Këshilli i Evropës për projektin “Hackathon...

Komuna e Klinës përfiton grant nga Këshilli i Evropës për projektin “Hackathon Rinor – Java e Demokracisë”

Komuna e Klinës është bërë një nga pesë komunat e Kosovës që kanë përfituar një grant të rëndësishëm nga Këshilli i Evropës.
Projekti i financuar, “Hackathon Rinor – Java e Demokracisë: Të rinjtë bashkëkrijojnë qeverisjen e hapur”, synon fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për një qeverisje më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare me Këshillin e Evropës, ndërsa përgatitjet për fillimin e projektit do të nisin gjatë javës së ardhshme.

Ky është bashkëpunimi i parë i komunës së Klinës me Këshillin e Evropës, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin e vendit dhe për fuqizimin qytetar.

Me këtë projekt, komuna e Klinës synon të rrisim transparencën, efikasitetin dhe pjesëmarrjen qytetare, duke u dhënë veçanërisht të rinjve mundësinë të jenë më aktivë dhe të kërkues ndaj institucioneve.

Komuna e Klinës falënderon Këshillin e Evropës për këtë mundësi, si dhe për bashkëpunimin profesional dhe korrekt.

Komuna e Klinës mbetet e përkushtuar të sjellë projekte që rrisin performancën, transparencën dhe bashkëpunimin me qytetarët.

spot_img

Të fundit